Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kompenzimi i orëve, shkolla Ismail Qemali do të mbajë mësim të shtunën

Gazeta10
14 October 2022 - 10:57

Shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë do të mbajë mësim të shtunën, raporton Gazeta10.

Ky vendim është në përputhje me propozimin e MASHTI-it për kompenzimin e orëve të humbura gjatë grevës në arsim.

Në njoftimin e kësaj shkolle është thënë se mësimi do të mbahet me orar të rregullt të ditës së enjte.

“Lajmërohen nxënësit dhe mësimdhënësit e SHFMU ‘Ismail Qemali’ Prishtinë, se të shtunën, me 15.10.2022 do të mbahet procesi mësimor me orar të ditës së enjte, në bazë të Vendimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Nr. 013/453, për kompensimin e ditëve të pambajtura si pasojë e grevës së mësimdhënësve”, thuhet në njoftimin e kësaj shkolle.

Kujtojmë se kryetarët e komunave të Kosovës nuk e kanë pranuar ende zyrtarisht një propozim të tillë, ata kanë kërkuar orë shtesë brenda ditëve të rregullta të mësimit. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.