
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda për opinionin publik sqaroi në pika të shkurtëra vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Sipas tij, në propozim të kandidatit, nuk do të ketë votim të fshehtë.
“Të jem i qartë, votim të fshehtë nuk do të ketë. Kandidatë që propozohen më shumë se tri herë nuk do ketë. Shpresoj që të gjindet zgjidhja” tha ai.
Tutje, Gruda si njohës i çështjeve juridike, bëri të ditur se vendi nuk mund të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme pa u konstituar Kuvendi.