
Propozimi i Donika Gërvallës për të paren e Kuvendit shkaktoi reagime të shumta në opinion, kjo pasi asaj nuk iu dha vota nga deputetja e VV-së, Shqipe Selimi.
Sipas komentatorit politik, prej sot nisën edhe përçarjet brenda kësaj partie.
“Sot ka fillu përçamja brenda subjektit më të madh politik në vend, që është Vetvendosja. Me mosvotimin e Shqipe Selimit e cila ka bë jashtëzakonisht vepër të madhe patriotike, sot është përçarë Vetvendosja”, tha ai në emisionin Adresa.