Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pa marrëveshje politike – Sot vazhdon seanca konstituive e Kuvendit

Gazeta10
22 August 2025 - 7:36

Deputetët edhe sot do t’i drejtohen Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që të arrijnë konsituimin e tij.

Pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, të mërkurën Lëvizja Vetëvendosje pas dështimit të radhës së Albulena Haxhiut për t’i mbledhur 61 vota, propozimi i këtij subjekti politik për kryekuvendar e ndryshoi.

Ishte Donika Gërvalla e propozuara e radhës nga VV-ja që ra ndesh po me të njëjtin fat si të Haxhiut.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të qartë qëndrimin e saj se nuk voton asnjë kandidat për kryeparlamentar që ka qenë pjesë e kabinetit qeveritar të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

Edhe LDK ka bërë të qarta qëndrimet e saja, derisa AAK bëri të ditur se janë gati të votojnë 20 kandidatë të Vetëvendosjes.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.