
Në seancën e sotme, mes përpjekjesh për ta konstituar Kuvendin, lëvizja Vetvendosje propozoi ministrin në detyrë, Hekuran Murati për postin e kryekuvendarit.
Kjo sipas komentatorit politik, Blerim Gashi shënoi ngritje mes figurave të propozuara.
“Që s’po e begenisin këta zotëritë dhe zonjat e partive të kundërta është problem tjetër. Kjo me Hekuranin sot mendoj që është një ngritje në kualitet të propozimeve, jo që Donika e Albulena s’kanë pas por kjo e tregon një konstruktivitet të VV-së me ec me emra tutje”, tha ai në emisionin Adresa të Kanal10.