
Ron Raçi e ka filluar për mrekulli aventurën në futbollin kroat, shkëlqen te Hajduku i Splitit në fitoren kundër Osijek.
Mbrojtësi i Kosovës luajti 90 minuta në fitoren e Hajdukut kundër Osijekut me shifrat 0-2.
Raçi u vlerësua me notën 7.4 nga SofaScore, duke qenë njëri nga lojtarët më të vlerësuar në këtë ballafaqim.
22-vjeçari erdhi te Hajduku gjatë kësaj vere nga Prishtina për shumën e 300 mijë eurove.
Mbrojtësi debutoi me kombëtaren e Kosovës në qershor kundër Komoreve në ndeshje miqësore.