
Nedim Bajrami është shumë pranë largimit nga Rangers në ditët e fundit të afatit kalimtar.
26-vjeçari nuk bën pjesë në planet e trajnerit Russell Martin dhe është në kërkim të një skuadre të re.
Sipas raportimeve të fundit, Sevilla dhe Udinese janë duke e monitoruar situatën e mesfushorit nga Tetova.
Rangers për largimin e Bajramit kërkon 3 deri në 5 milionë euro.