Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Drenasi mbetet pa ujë të pijshëm, shkak turbullira në kanalin e Ibër-Lepencit

Gazeta10
25 August 2025 - 18:43

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se qyteti i Drenasit është pa furnizim me ujë të pijshëm.

Në një njoftim të lëshuar për media thuhet se kjo ndodhi për shkak se është turbulluar uji në kanalin e Ibër-Lepencit.

“Për shkak të punimeve teknike nga kompania e kontraktuar nga ‘Ibër-Lepenci’ në kanalin e Ibër Lepencit dhe turbullirës së krijuar, Drenasi është pa furnizim me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftim.

Ujësjellësi “Prishtina” shton se deri në njoftimin e radhës qytetarët do të mbeten të informuar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.