
Bukayo Saka nuk do të jetë në dispozicionin e Mikel Artetas për tre deri në katër javët e ardhshme.
Sulmuesi anësor ka pësuar një lëndim në hamstring dhe do të jetë jashtë fushave për rreth një muaj.
Saka u lëndua në sfidën kundër Leeds United dhe u detyrua ta lë fushën në minutën e 53-të.
Pas ekzaminimeve mjekësore u bë e ditur se lëndimi nuk është i lehtë dhe mungesa e tij padyshim është një goditje e rëndë për Artetan në këtë fillimsezoni.
Saka synon që të rikthehet në derbin kundër Manchester Cityt, që do të luhet pas ndeshjeve ndërkombëtare të shtatorit.
Përveç Sakas, edhe lojtari tjetër i skuadrës londineze, Martin Odegaard u detyrua ta lë fushën kundër Leeds shkaku i një shqetësimi muscular.
Saka do të jetë mungesa e madhe e Arsenalit në sfidën kundër Liverpoolit në fundjavë, e po ashtu edhe e kombëtares angleze në sfidat kundër Andorrës dhe Serbisë.
Që nga viti 2019 ku u promovua në ekipin e parë, Saka ka qenë njëri nga lojtarët më të rëndësishëm të “The Gunners”.