Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksion në një lokacion në Kçiq të Madh, gjenden pesë bimë kanabis sativa – arrestohet një person

Gazeta10
26 Gusht 2025 - 13:56

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik që në koordinim me Policinë e Kosovës, me urdhër të gjykatës, kanë realizuar urdhër kontroll në një lokacion në fshatin Kçiq i Madh të Mitrovicës, me ç ‘rast janë gjetur dhe sekuestruar pesë bimë të mbjella kanabis sativa.

Gjithashtu në njoftim thuhet se është arrestuar një person, i cili u dërgua në mbajtje.

“Është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë një person i dyshuar me iniciale M.A., me dyshim se ka kryer veprën penale Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.