
Kuvendi i Kosovës ka përfunduar punimet në seancën e parë e cila fillojë rreth orës 11:15 minuta, raporton Gazeta10.
Seanca e dytë do të fillojë në orë 16:00.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në fjalën e tij kur mbylli punimet e seancës së parë.
“Shihemi në seancën e re. Kthehemi në seancën e re në orën 4”, ka thënë Konjufca.
Në seancën e parë fillimisht u kërkuar që raportimi i Avokatit të Popullit të shtyhet për një seancë tjetër, më pas fjalën e ka marrë nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci ku ka folur për fjalën e saj në Këshillin e Europës.
Më tej, është vazhduar edhe me debat paralamentar në kuadër të pikës për pyetje jashtë rendit të ditës ku nuk kanë munguar as përplasjet pozitë-opozitë.
Tutje, janë votuar marrëveshjet që kanë qenë në rend të ditës ku më e rëndësishmja ka qenë marrëveshja mes Kosovës dhe Gjermanisë për Parkun Inovativ në Prizren. / Gazeta10