Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

​Presidenti i Shqipërisë i jep shtetësinë shqiptare Edon Zhegrovës

Gazeta10
26 August 2025 - 16:33

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar dhënien e shtetësisë shqiptare për futbollistin kosovar, Edon Lulzim Zhegrova.

Dekreti me numër 294, datë 22 gusht 2025, është nxjerrë në mbështetje të Kushtetutës së Shqipërisë dhe ligjit “Për shtetësinë”, me propozim të Ministrit të Brendshëm.

“Neni 1 – Dhënien e shtetësisë shqiptare, me kërkesë të tij, shtetasit: Edon Lulzim Zhegrova. Neni 2 – Ky dekret hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare”, thuhet në dokumentin e nënshkruar nga Presidenti Begaj.

Ky vendim i hap rrugë Zhegrovës që të llogaritet si futbollist shqiptar edhe në ligat evropiane, duke rritur interesimin e klubeve të mëdha për shërbimet e tij.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.