Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Antony do të vazhdojë te Real Betisi

Gazeta10
27 August 2025 - 12:21

Antony do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Betisit edhe për edicionin e ardhshëm, raportojnë mediat spanjolle.

 

Real Betis ka arritur marrëveshje me Manchester United për sulmuesin brazilian dhe ai do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës ku pati paraqitje tejet pozitive.

 

Marrëveshja do të jetë një tjetër huazim me të drejtë blerjeje për 30 milionë euro në verën e vitit 2026.

 

Gjasat janë të mëdha që Antony të jetë pjesë e skuadrës në fundjavë kundër Athletic Bilbaos.

 

Pas një periudhe aspak të mirë në “Old Trafford”, Antony e riktheu formën e dikurshme pikërisht në La Liga, ku ishte ndër lojtarët kryesore të skuadrës së drejtuar nga Manuel Pellegrini.

 

Antony kishte oferta edhe nga Benfica dhe Al Nassr, por edhe vetë dëshira e tij ishte që të luajë sërish në “Benito Villamarin”.

 

Në 26 paraqitje më Real Betis, Antony ka shënuar nëntë gola dhe ka kontribuar me pesë asistime.

 

Manchester United kishte shpenzuar plot 100 milionë euro për Antonyn në vitin 2022, por ai nuk u ambientua me futbollin anglez.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.