
Shkëndija sonte do të përmbyllë një kampanja të suksesshme në kualifikimet e garave evropiane, teksa synon grupet e një rangu më të lartë.
Skuadra nga Tetova sonte do të luajë ndeshjen e kthimit të play-offit për inkuadrim në grupet e Ligës së Evropës.
Të drejtuarit e Jeton Beqirit në Bullgari do të jenë mysafir të Ludogorets për të arritur suksesin më të madh në historinë e klubit.
Tetovarët arritën fitore të madhe në ndeshjen e parë me shifrat 2-1, teksa rezultat pozitiv synojnë edhe sonte për të prekur grupet e Ligës së Evropës.
Tashmë Shkëndija e ka të sigurtë plasmanin në grupet e Ligës së Konferencës, por synimet e klubit në këtë fazë janë më të mëdha.
Golat për Shkëndijën në ndeshjen e parë i shënuan Liridon Latifi dhe Besart Ibraimi, teksa për bullgarët kishte realizuar Deroy Duarte.
Shkëndija arriti këtë edicion deri në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve ku u mposht nga Qarabagu, teksa më herët kishte eliminuar The Neë Saints dhe Steauan e Bukureshtit.
Kjo përballje luhet në “Huvepharma Arena” me fillim nga ora 19:30.