Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Arrestohet i dyshuari për fajde në Prishtinë

Gazeta10
31 Gusht 2025 - 9:00

Një person është arrestuar të shtunën në Prishtinë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Fajde”.

Sipas policisë, i dyshuari ka detyruar viktima të paguajnë shumë të ndryshme të parave si interes për fajde.

Njësitet e policisë kanë bastisur shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit, ku kanë sekuestruar prova materiale.

“Është arrestuar i dyshuari m/k nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur duke i detyruar persona-viktima të paguaj shuma të ndryshme të parave si interes për fajde. Njësitet policore kanë bastisur edhe shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale lidhur me veprën e cekur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
31 Mars 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.