
Mesfushori i Barcelonës, Gavi do të jetë jashtë fushave minimum tre javë pas lëndimit që e pësoi.
Gavi ishte lënduar në stërvitje para ndeshjes me Rayo Vallecanon dhe kësisoj humbi edhe grumbullimin e shtatorit me Spanjën.
Pas ekzaminimeve mjekësore, mesfushori spanjoll ka pasur një lëndim në gjurin e djaththë dhe nuk do të jetë në dispozicion të Hansi Flick deri në muajin tetor.
Lajm i keq për Barcelonën është se edhe De Jong është lënduar gjatë angazhimit me Holandën, por shkalla e dëmtimit të tij ende nuk është bërë e ditur.
Gavi në vitin 2023 pësoi një lëndim të rëndë, ku kishte këputur ligamentin dhe qëndroi jashtë fushave për një vit.
Spanjolli nuk kishte pasur asnjë problem që nga rikthimi i tij në fushë vitin e kaluar, por tani kanë filluar shqetësimet.
21-vjeçari ka zhvilluar dy ndeshje këtë edicion në kampionatin spanjoll, prej të cilave ka dhuruar një asist.
Gavi kishte debutuar me Barcelonën si 16-vjeçar, duke qenë si njëri nga talentët më të mëdhenj që kanë dalë nga akademia e klubit viteve të fundit.
Në janar të këtij viti, Gavi rinovoi me Barcelonën deri në qershor të vitit 2030.