Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasadorja Ziv për kritikat ndaj konfliktit në Gaza: Po nxiten nga propaganda e Hamasit

Gazeta10
09 September 2025 - 19:31

“Kritika të nxitura nga propaganda  e Hamasit”  quhen reagimet ndaj Izrealit lidhur me veprimet në Rripin e Gazës, nga ambasadorja Tamar Ziv.

Ziv, e ftuar në emisionin “Gazeta” tha se shteti i saj po lufton kundër një organizate terroriste guerile.

“Mendoj se shumë nga kritikat nxiten nga propaganda e Hamasit.Mendoj se shumë nga mediat zgjedhin të shfaqin propagandën e Hamasit dhe krijojnë një pamje të shtrembëruar të situatës. Dhe siç përmenda, është e tmerrshme që civilët dëmtohen në përleshje. Është vërtet e tmerrshme” tha ajo.

“Po luftojmë kundër një organizate terroriste guerile. Dhe kjo nuk është si të luftosh ushtri kundër ushtrie. Dhe pasojat e kësaj po krijojnë imazhe të tmerrshme në shtypin botëror. Dhe natyrisht, Izraeli po kritikohet ashpër për këtë”, shtoi tutje Ziv.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.