
Manifesta Biennial ka prezantuar projektin kushtuar artit feminist, raporton Gazeta10.
Manifesta14 ka njoftuar se re.act feminism është projekt që ka filluar në vitin 2008.
Më tej, bëhet e ditur se tre kuratore të ftuara, Sofia Dati, EVBG Marie Sophie Beckmann & Julie Gaspard dhe Suza Husse do të paraqesin vepra të reja feministe queer nga artistë më të rinj, me fokus të veçantë në fushën digjitale.
Punimi i tyre gjendet në Galerinë Kombëtare të Kosovës.
Këtu keni postimin e plotë:
“re.act.feminism është projekt ekspozimi dhe arkivi kushtuar artit feminist, queer dhe performancës së lidhur me gjininë nga vitet 1960 deri në vitet 1980 dhe “kthimit” të tij në formën e rishfaqjeve, riformulimeve dhe përfaqësimeve arkivore. Që kur projekti filloi më 2008, kuratorët e tij Bettina Knaup dhe Beatrice E. Stammer kanë paraqitur vepra nga mbi 180 artistë ndërkombëtarë dhe kolektivë artistësh në ekspozita dhe ngjarje të ndryshme, si edhe në formatet e shtypura dhe online. Nga viti 2011 deri më 2014, projekti u zgjerua për të përfshi një arkiv të performancës. re.act.feminism #3 eksploron tri tema: subjektet në zh/dukje, as/gjënë dhe hakmarrjen (avatarët dhe shumëfishat). nisi në Manifesta 14 Prishtinë. Tre kuratore të ftuara – Sofia Dati, EVBG Marie Sophie Beckmann & Julie Gaspard dhe Suza Husse – paraqesin vepra të reja feministe queer nga artistë më të rinj, me fokus të veçantë në fushën digjitale.
Punimi i tyre gjendet në Galerinë Kombëtare të Kosovës si pjesë e ekspozitës Good as Hell: Voicing Resistance.
re.act.feminism #3 – polyphonies. interferences. drifts, 2022, © re.act.feminism. Photos © Manifesta 14 Prishtina / Atdhe Mulla”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook. / Gazeta10