
Kryetari i Komunës së Obiliqit, i cili e shpalli kandidaturën për një mandat tjetër, Xhafer Gashi ka shpërndarë një video ku paraqiten ndryshimet e bëra në këtë komunë gjatë katër viteve të fundit.
Aty shihen pamje krahasuese të infrastrukturës dhe hapësirave publike “si kanë qenë më herët” dhe “si janë sot”, duke vënë në pah investimet dhe transformimet e realizuara.
Sipas Gashit, këto janë dëshmi se “Gjithçka ka ndryshuar” fal angazhimit të komunës për të përmirësuar jetën e qytetarëve.