Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Vriten 12 persona në një lokal në Meksikë

Gazeta10
16 October 2022 - 9:44

Të paktën 12 persona janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur pas të shtënave në një lokal të Meksikës, transmeton Gazeta10.

Sipas një deklarate të sekretarit për Sigurinë e Qytetarëve, ende nuk dihet kush ishin personat e armatosur, ndërsa autoritetet janë në kërkim të tyre, raporton CNN.

Mjekët konfirmuan vdekjen e gjashtë burrave dhe gjashtë grave pasi mbërritën në vendngjarje.

Kjo është vrasja e dytë masive në më pak se një muaj në shtetin e Guanajuato, i cili është tronditur vitet e fundit nga luftërat brutale në terren midis bandave rivale të drogës./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.