Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bislimi takohet me Guérot: Viti 2022 i rëndësishëm për agjendën evropiane të Kosovës

Gazeta10
17 October 2022 - 17:43

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i uroi mirëseardhjen Ambasadorit të Francës, z.Olivier Guérot, në këtë takim të parë mes tyre.

Në këtë takim u diskutua për vazhdimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin e ngushtë mes dy institucioneve, transmeton Gazeta10.

Bislimi tha se ky vit është shumë i rëndësishëm sa i përket agjendës evropiane të Kosovës, ku pas aplikimit për anëtarësim në​ Këshillin e Evropës, do të aplikojmë brenda vitit dhe për anëtarësim në Bashkimin Evropian, me qëllim marrjen e statusit të vendit kandidat. Kosova gjendet në vitin e 6-të të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, duke qenë vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor i cili akoma nuk ka aplikuar, andaj tashmë ka ardhur momenti të merret një hap i tillë.

Gjithashtu, në takim u bisedua dhe mbi marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në rajon dhe dialogun me Serbinë, ku u potencua fakti se Kosova mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në këtë proces, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje të përhershme, ligjërisht të obligueshme, me në qendër njohjen reciproke./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.