Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Konjufca: Presim që sot të përfundohet votimi për nënkryetarin

Gazeta10
10 Tetor 2025 - 10:06

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se pret që sot të përfundojë votimi për nënkryetarin e Kuvendit.

Ai theksoi se zgjedhja e Nenad Rashiqit nuk përbën shkelje kushtetuese.

“Presim që sot të përfundohet votimi për nënkryetarin. Pas tentimeve të deputetëve të Listës Serbe, presim t’i vijë radha Rashiqit. Zgjedhja e tij gjykojmë që nuk përbën shkelje kushtetuese. Lëvizja Vetëvendosje nuk ka votë pro për asnjë nga deputetët e Listës Serbe”, deklaroi Konjufca.

Ai shtoi se pritjet janë që nga nesër të nisë të rrjedhë afati për formimin e qeverisë së re me Albin Kurtin si mandatar për kryeministër./Klankosova

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.