Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ferizaj – Procesi zgjedhor ka nisur me kohë në qendrën e votimit në shkollën “Zenel Hajdini”

Gazeta10
12 October 2025 - 8:09

Përfaqësuesi i qendrës së votimit në shkollën “Zenel Hajdini” me numër 2508 në Ferizaj, Avdullah Imeri, në një lidhje direkte me gazetaren e Kanal10, Bleona Dallaveraj, ka bërë të ditur se procesi zgjedhor ka filluar pa probleme.

“Ka filluar dhe ka qenë e gatshme në ora 7:00. Shihet një qetësi, nuk ka pasur ndonjë vrull sikurse herat tjera. Besoj se pak më vonë kemi me e pas një ritëm më të shtuar të votuesve. Gjithçka është në rregull, gjithçka ka qenë e përgatitur”, tha Imeri.

Sipas tij, deri në orët e para të mëngjesit, procesi po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa ndonjë incident.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
16 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.