
Qytetarët e Kosovës sot po votojnë për të zgjedhur udhëheqësit e pushtetit lokal — kryetarët e komunave dhe asambletë komunale.
Në mesin e qytetarëve që shfrytëzuan të drejtën e tyre të votës ishte edhe gazetari i Kanal10, Florjan Karaqi, i cili sot raporton live nga Gjakova.
“Vota ime shkon për të mirën e Gjakovës”, ka deklaruar ai pas votimit.
Karaqi do të raportojë gjatë gjithë ditës, nga ora 07:00 e mëngjesit e deri në mbrëmje, duke informuar publikun për risitë dhe zhvillimet zgjedhore në këtë komunë.