Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Prizren – Mungesë e pesë fletëve të votimit në një qendër votimi

Gazeta10
12 October 2025 - 9:06

Gazetarja e Kanal10, Fjolla Bajraktari, e cila sot raporton nga komuna e Prizrenit, ka ndarë detaje rreth procesit zgjedhor në qendrën e votimit në shkollën “Lidhja e Prizrenit”.

Kryesuesi i kësaj qendre, Afrim Tartallari, ka bërë të ditur se janë hasur disa mungesa në momentin e hapjes së kutisë së votimit për zgjedhjet komunale.

“Nuk ka pasur parregullësi gjatë marrjes së materialit, por në hapjen e kutisë për votuesit komunal e vumë re se mungojnë pesë fleta. Për këtë rast është njoftuar edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, ka deklaruar Tartallari.

Sipas autoriteteve të vendit, procesi po vazhdon në mënyrë të qetë, ndërsa incidenti është raportuar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
16 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.