Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Limaj pas votimit: Kur kandidatët ta shpallin fitoren, shpresoj të kenë fituar edhe qytetarët

Gazeta10
12 October 2025 - 11:21

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është nisur drejt kutive të votimit në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.

Ai është parë duke pritur në radhë për të përmbushur obligimin e tij qytetar. Pasi i erdhi radha, Limaj hodhi votën e tij dhe më pas u deklarua për media.

Limaj tha: “Gjithë qytetarët e komunave të Kosovës kanë një shans për të vlerësuar punën dhe angazhimin e atyre që kanë qenë dhe për të përmirësuar jetën. Dua sonte që kur kandidatët fitues të shpallin fitoren, shpresoj që në atë fitore kanë fituar edhe qytetarët”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
16 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.