
Nga Tetova në Prizren, Jusuf Mustafai erdhi enkas për të votuar.
Në një prononcim për gazetaren e Kanal10, Fjolla Bajraktari, Mustafai tha se, për dallim nga vitet paraprake, qytetarët janë më të vetëdijesuar për rëndësinë e votës.
“Nga ajo që shoh sot, qytetarët janë më të vetëdijesuar dhe kanë mundësi të shprehin qëndrimet e tyre përmes votimit. Jam qytetar me shtetësi të dyfishtë dhe kam nderin të marr pjesë në procesin zgjedhor,” tha ai.