Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arbër Zeneli përcjell Kosovën nga afër në Suedi, bën paqe me Agim Ademin

Gazeta10
13 October 2025 - 20:02

Futbollisti më i dashur dhe më i kërkuar nga tifozët e Kosovës, Arbër Zeneli, do të përkrah kombëtaren dardane përballë Suedisë, në Goteborg sonte.

Ai dhe vëllai i tij Besfort Zeneli, ky i fundit madje zgjodhi Suedinë pas problemeve me trajnerët e drejtuesit e FFK-së, duket se ka bërë paqe me Agim Ademin, me të cilin të hënën mbrëma edhe ka bërë një fotografi.

Në një postim në Facebook, pak para ndeshjes Suedi – Kosovë, Ademi i FFK-së shihet me Arbër Zenelin dhe Franco Fodën, përzgjedhësin e Kosovës.

“Kombëtarja jonë është ndërtuar mbi talentin dhe përkushtimin e futbollistëve si Arbër Zeneli. 💪⚽️🇽🇰

Kënaqësi që ai sonte është pranë ekipit për ta përkrahur nga tribunat. Gjithmonë me zemër për Kosovën, brenda dhe jashtë fushës. Shpresojmë që sonte ta kemi edhe fatin në anën tonë. 💛💙”, ka shkruar Ademi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.