Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku takon ambasadorin e ri gjerman, Rainer Rudolph

Gazeta10
16 October 2025 - 17:32

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është takuar sot me ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka njoftuar se e ka uruar ambasadorin për fillimin e mandatit të tij në Kosovë, duke i dëshiruar suksese në detyrën e re diplomatike.

Gjatë takimit, siç bëhet e ditur në njoftim, u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë procesin e zgjedhjeve lokale dhe funksionalizimin e Kuvendit të Kosovës.

“Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Republikës së Kosovës në të gjitha fazat e zhvillimit dhe forcimit të institucioneve tona demokratike.

Ambasadorit të ri, i urova fat e mbarësi në mirëmbajtjen dhe ngritjen e nivelit të bashkëpunimit mes të dy shteteve”, ka shkruar ndër të tjerash Abdixhiku.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
16 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.