Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

FSK-ja në veri, Islami: S’ka asgjë për shqetësim përveç mediave serbe të cilat po e paraqesin si të tillë

Gazeta10
16 October 2025 - 18:25

Gjatë ditës së sotme në pjesën veriore të vendit u panë automjete të FSK-së, të cilët sipas njoftimit zyrtar kishin hyrë gabimisht andej.

Për këtë veprim që zgjoi reagime të shumta, eksperti i sigurisë, Avni Islami deklaroi se nuk ka asgjë për tu shqetësuar.

Sipas tij, e gjithë  kjo po shfaqet si rrezik i mundshëm nga mediat serbe të dirigjuara nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

FSK-ja nuk ka kaluar në ndonjë shtet tjetër, por brenda territorit të republikës së Kosovës. Dhe duke u bazuar në marrëveshjen e KFOR-it që pa ndonjë miratim paraprak të mos lëvizin ose të kryejnë aksione FSK, nuk ka vend për shqetësim apo për të menduar diçka tjetër, sepse është një gabim, kanë humbur rrugën e nuk ka diçka të jashtëzakonshme. Asgjë nuk ka për tu shqetësuar, përveç mediave serbe të cilat janë të dirigjuara nga Vuçiqi që përpiqen në odo moment ta paraqesin FSK-në si “armiqësore” në raport me serbët“, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
16 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.