Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Motoristë nga Kosova nisen drejt Hagës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Gazeta10
16 October 2025 - 23:24

Një grup motoristësh nga Kosova është nisur sot drejt Hagës, në shenjë mbështetjeje për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me gjykimin në Dhomat e Specializuara.

Nisja është bërë nga Prishtina, ndërsa rrugëtimi simbolik po vazhdon përmes disa qyteteve evropiane.

Më shumë detaje ka dhënë Nasim Haradinaj, i cili është pjesë e këtij grupi.

“Ne tani jemi duke hyrë në Cyrih. Presim nesër të tubohen me ne edhe motoristë të tjerë në Bruksel, e ka mundësi edhe në Strasburg. Këtë protestë e kemi organizuar shumë më herët sesa ajo që do të mbahet nesër, por nuk kemi dashur të bëjmë bujë apo të krijojmë përshtypjen se ka ndarje,” tha Haradinaj.

Sipas tij, qëllimi i kësaj nisme është të dërgohet një mesazh uniteti dhe përkrahjeje për të akuzuarit në Hagë, përfshirë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
16 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.