Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Osmani: Liberalizimi i vizave s’duhet të mbetet peng i aspekteve teknike

Gazeta10
18 October 2022 - 13:31

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar sot se Komisioni Evropian, ka rekomanduar heqjen e vizave pasi Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret, andaj vendimmarrja politike gjatë Presidencës Çeke është më se urgjente dhe se liberalizimi i vizave nuk duhet të mbetet peng i asnjë aspekti teknik, raporton Gazeta10.

Ajo këto komente i bëri sot gjatë një takimi me delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Portugalisë, të kryesuar nga kryetari i këtij komisioni Sergio Souza Pinto, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e Portugalisë ndaj Kosovës.

Me delegacionin portugez, presidentja Osmani ka diskutuar për raportet ndërshtetërore dhe mbështetjen e Portugalisë për sa i takon procesit të liberalizimit të vizave.

Temë e diskutimit më delegacionin portugez ishte edhe rëndësia e pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Sipas saj, anëtarësimi në këtë organizatë avancon liritë dhe të drejtat e njeriut.

Në takim, u shfaq gatishmëria e dyanshme për shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e bashkëpunimit ndërmjet të dyja parlamenteve, sikurse edhe në fushën e politikës së jashtme, mbrojtjes, arsimit, turizmit dhe sfera të tjera të interesit të përbashkët.

Komisioni Evropian ditë më parë u ka dërguar vendeve anëtare të Bashkimit Evropian një dokument ku rithekson se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.