Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Shkarkimi i Steven Gerrard çështje ditësh

Gazeta10
18 October 2022 - 13:44

Pozicioni i 42-vjeçarit Steven Gerrard në Villa Park është vënë nën presion në javët e fundit pas një fillimi të dobët në sezonin 2022-23.

Aston Villa ka fituar vetëm dy nga 10 ndeshjët e para të Premier League këtë sezon dhe ata aktualisht janë në vendin e 16-të në tabelë, vetëm një pikë mbi zonën e rënies.

Ish-trajneri i Rangers kohët e fundit pranoi se atijë ‘i pëlqen’ presioni dhe se ndihet komod tek Villa përkundë rezultateve jo të kënaqshme. Por njëjtë nuk mendojnë edhe drejtuesit e klubit të cilët bënë investime këtë afat kalimar dhe duan rezultate edhe në fushën e lojës.

Ndeshja e ardhshme me Villan për Steven Gerrard do të jetë ajo në udhëtim tek Fulham e cila me gjasë do të jetë fundit nësë “të kuqtë” humbasin këtë ndeshje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.