
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ish-udhëheqësin e USAID-it amerikan Dale Pfeiffer, raporton Gazeta10.
Haradinaj ka vleësuar rolin e USAID-it në Kosovë.
Tutje, ai ka thënë se Dale Pfeiffer po kontribon ende përmes Fondit Kosovaro Amerikan për Arsim (KAEF) të cilin e ka quajtur si investimin më të madh për të ardhmen e vendit.
Këtu keni postimin e plotë:
“USAID do të njihet në historinë tonë si një organizatë prijëse në ndihmën dhe përkrahjen e vendit përmes projekteve të qëndrueshme dhe kredibile. Për këtë merita të mëdha i takojnë ish-udhëheqësit, Dale Pfeiffer, të cilin kisha kënaqësinë ta pres sot në Selinë e Aleancës.
Ai vazhdon pandalshëm për të kontribuar në avancimin e arsimimit të të rinjve të Kosovës, përmes Fondit Kosovaro Amerikan për Arsim (KAEF), që është investim i madh për të ardhmen tonë.
Përjetësisht mirënjohës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10