
Skuadra e Chelseat ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit anglez, Bukayo Saka, shkruan Gazeta10.
Sipas mediave angleze, pronari i Chelseat, Todd Boehly, është duke e monitoruar situatën e talentit anglez dhe dëshiron t’a rrëmbejë atë nga rivali lokal, Arsenali.
Saka ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2024 dhe të dyja palët nuk kanë arritur asnjë marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit, duke lënë çdo gjë hapur për të ardhmen e tij.
‘Blutë e Londrës’ planifikojnë që në verën e ardhshmë t’i ofrojnë Sakas një ofertë prej 200,000 funtesh në javë.
Chelsea poashtu është gati t’i ofrojë ‘Topçinjëve’ rreth 90 milionë euro vetëm për t’a sjellë 21-vjeçarin në “Stamford Bridge”.
Saka ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të Arsenalit, ndërsa debutimin me ekipin e parë e ka bërë në vitin 2019.
Këtë sezon ai ka zhvilluar 13 ndeshje më Arsenalin në të gjitha garat, prej të cilave ka shënuar pesë gola dhe ka kontribuar me katër asistime. /Gazeta10/