
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet se Shqipërisë mund t’i rikthehet regjimi i vizave.
“Të gjithë e dinë se kujt i është vënë viza në Shqipëri, askush mos çuditet si e qysh përhapet thashethemet se BE-ja do të kthejë regjimin e vizave. Non-grata nuk ka shans të hiqet, vizat nuk ka gjasë të vihen dhe opozita e rublave sado të japë shpirt s’ka për të hequr dorë #RublaÇorba”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter./Gazeta10
Të gjithë e dinë se kujt i është vënë viza në Shqipëri, askush mos çuditet si e qysh përhapet thashethemi se BE-ja do kthejë regjimin e vizave! Nongrata nuk ka shans të hiqet, vizat nuk ka gjasë të vihen dhe opozita e rublave sado të japë shpirt s’ka për të hequr dorë #RublaÇorba
— Edi Rama (@ediramaal) October 18, 2022