Kontaktoni

info@gazeta10.com

Gjykimi Special

Ish-eprori i UÇK-së, Pjetër Shala para speciales

Gazeta10
18 October 2022 - 19:31

Mbrojtja e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Pjetër Shala, ka hedhur ankesa ndaj Zyrës së Prokurorit të Specializuar për vonesa në nxjerrjen e materialeve. Nga mbrojtja kanë thënë se kanë pranuar 500 dokumente me vonesë, derisa në seancën e konferencës përgatitore është bërë e ditur se Pjetër Shala dëshiron të jap deklaratë pa betim në fillim të gjyqit.


Raporti: Gresa Bardhecaj

Një tjetër ish-eprorë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është paraqitur para Speciales.

Në konferencën përgatitore në rastin e Pjetër Shalës, mbrojtja ka akuzuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar për vonesë në nxjerrjen e dokumenteve si dhe shtimin e tyre.

Nga prokuroria kanë thënë se janë të gatshëm për fillimin e procesit gjyqësor, derisa mbrojtja deklaroi se gatishmëria e tyre varet nga dokumentet që marrin nga ZPS-ja.

Mbrojtja e Shalës është shprehur se këto dokumente nuk janë të reja dhe se prokuroria është dashur t’ua dorëzojë me kohë, duke thënë se kanë pranuar qindra dokumente me vonesë.

Kurse nga prokuroria kanë thënë se kanë shtuar dokumente të reja dhe disa i kanë hequr pasi kanë qenë të dubluara.

Por, mbrojtja ka bërë të ditur se Pjetër Shala dëshiron të jap deklaratë pa betim në fillim të gjyqit.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të po atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestim dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.