
Inter e kërkoi me ngulm verën e 2021-shit, por kur ishte shumë pranë firmës, Marcus Thuram pësoi një dëmtim të rëndë dhe transferimi në Milano dështoi, megjithatë palët janë rikthyer sërish në negociata.
Kontrata e sulmuesit 25-vjeçar me Borussia Monchengladbach skadon verën e ardhshme dhe Marotta e Ausilio kanë nisur sërish negociatat për ta marrë në Milano me parametra zero.
Edin Dzeko pritet të largohet në fund të sezonit, pasi i përfundon kontrata dhe te Interi janë gati t’i ofrojnë francezit të njëjtën pagë që përfiton aktualisht boshnjaku, ose rreth 5 milionë euro në sezon, me qëllim që ta marrin në Milano.