Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Enver Hoxhaj “zbulon” çka i kërkoi Bedri Hamzës mbrëmë

Gazeta10
17 November 2025 - 17:47

Enver Hoxhaj në Konventën e PDK-së tha se gara për kryetar të kësaj partie nuk ishte e hapur e as demokratike meqenëse zgjedhjet u shpallën brenda pesë ditëve e preferenca u dhanë për kandidatin, raporton Ekonomia Online.

Ai tregoi edhe për bisedën që pati me kandidatin për kryetar, Bedri Hamza.

Në mënyrën sesi janë shpallur zgjedhjet për pesë ditë, në mënyrën sesi në konferencën parë për shtyp e ka dhënë preferencë e tij. Në mënyrën se si në televizion e ka thënë hapur mbështetjen që e mbështet një kandidat. Për mënyrën sesi ju ka ftuar juve prej degëve. Mendoj që e ka bërë garën të mbytur, dhe mendoj që nuk është garë e hapur e demokratike. Prandaj unë kam kërkuar një javë që të zgjatet kjo Konventës. Nuk e them me mllef, mediat, apo pakënaqësi, se kam menduar se është e rëndësishme me gjitëh juve ën sallë të bisedohet për platformën, ekipin, të kemi ballafaqim të ideve dhe mandej ta mbajmë Konvetën e PDK-së. Saqë kjo që e thash nuk është personale, ka të bëjë me faktin se mbrëmë me Bedri Hamzën sepse jemi miq. Kam kërkuar prej Bedriut që ne si gjeneratë e artë  e Hashimit e Kadriut që kemi ndërtu vendin që kemi qeveri vendin kemi kapacitet të merremi vesh me udhëheq me mbajt Konventë”, tha Hoxhaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.