Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

IHMK paralajmëroi reshje, Komuna e Prishtinës del me apel për qytetarët

Gazeta10
17 November 2025 - 20:38

as paralajmërimeve nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për reshje të dendura të shiut në datat 18-19 nëntor, komuna e Prishtinës ka dalë me këtë njoftim për qytetarët:

“Këto reshje mund të shkaktojnë vërshime të shpejta dhe rritje të nivelit të ujërave në lokalitete të caktuara.

Ekipet tona të terrenit po monitorojnë situatën dhe janë të përgatitura të ndërhyjnë sipas nevojës.

U bëjmë thirrje qytetarëve:

• të kenë kujdes gjatë qarkullimit,

• të shmangin zonat me rrezik vërshimesh,

• dhe të raportojnë çdo situatë të pazakontë në numrat emergjentë të qytetit.

Siguria e qytetarëve është prioriteti ynë”, thuhet në njoftim

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.