
Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka mbjellur fidane të reja në kujtim të Shën Nënë Terezës, raporton Gazeta10.
Rama ka thënë se Nënë Tereza mbetet një nga figurat ikonike më të dashura në historinë e shqiptarëve.
Më tej, Rama ka thënë se sot së në 25 vjetorin e Lumturimit të Shën Nënë Terezës, bashkë me Drejtoren e Hapësirave Publike dhe Parqeve, znj. Donika Çetta, kanë mbjellur fidanet dikur të kultivuara nga vet Nënë Tereza.
Ai ka falënderuar drejtoirn e Insitutit të Trashëgimisë Shpirtrore dhe Kulturore z.Skender Asanin që e ka bërë Prishtinën pjesë të kësaj nisme.
Këtu keni postimin e plotë:
“Prishtina me fidane të reja në kujtim të Shën Nënë Terezës!
Nënë Tereza mbetet një nga figurat më ikonike e të dashura në historinë shqiptare, duke shërbyer si shembull i mirësisë.
Sot, në 25 vjetorin e Lumturimit të Shën Nënë Terezës, bashkë me Drejtoren e Hapësirave Publike dhe Parqeve, znj. Donika Çetta, mbollëm fidanet dikur të kultivuara nga vet Shenjtorja mu në të Prishtinës.
Falënderoj jashtëmase Drejtorin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, z. Skender Asani që krahas dy kryeqendrave shqiptare, Tiranës e Shkupit, e bëri edhe Prishtinën pjesë të kësaj nisme simbolike”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10