Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gabriel Escobar viziton hapësirat në Kanal 10

Gazeta10
19 October 2022 - 19:37

Raporti:Kanal10

Kamera:Kanal10

Pas takimit me krerët shtetëror, idërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka vizituar të mërkurën hapësirat e televizionit Kanal 10, raporton Gazeta10.

I shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, Escobar është njohur nga afër me investimet e reja që janë bërë në hapësirat e Kanal 10, të redaksisë së Gazeta 10 dhe Radio 10.

Ai e ka vlerësuar jashtëzakonisht nevojën për forcimin dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale të mediave të reja në Kosovë.

Escobar ka folur ekskluzivisht për emisionin Prime Time dhe ka dhënë detaje për takimet me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti.

Diplomati amerikan ka deklaruar se afati i vendosur nga Qeveria e Kosovës për shndërrimin e targave të automjeteve në RKS deri në fund të tetorit duhet të shtyhet për 10 muaj.

Për këtë Escobar ka thënë se nuk ka marrë zotim nga presidentja Osmani dhe as nga kryeministri Kurti.

Dua të filloj duke thënë se Kosova ka të drejtë që ta zbatojë këtë, por ne duam të zbatojmë në një formë paqësore dhe që nuk i ngritë tensionet e që nuk na shpërqendron nga disa gjëra që duhet t’i bëjmë. Nuk është sekret që ne kemi kërkuar një periudhë më të gjatë të zbatimit dhe kemi kërkuar edhe 10 muaj të tjerë. Do të doja ta shihja këtë që të ndodhte. Kjo nuk është vetëm kërkesë e SHBA-së, por e gjithë QUINT-it. Dhe, kjo është për shkak se ne jemi shtetet që e përkrahim më së shumti Kosovën. Besojmë se është e rëndësishme që kur ne bëjmë rekomandime, njerëzit t’i dëgjojnë ato. Jo, nuk e morëm. Prandaj, ende po e pres këtë. E di që do të ketë edhe të tjerë zyrtarë nga QUINT-i që do të vizitojnë, zoti Lajçak do të jetë këtu. Dua të sigurohem që njerëzit që janë të përfshirë në negociata të dëgjojnë një përgjigje pozitive për këtë.

Escobar ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të jenë të përkushtuara për arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

Kurse, planin franko-gjerman për dialogun ka thënë se e mbështesin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Po, e mbështesim plotësisht. Dhe, më duhet të shtoj se ne gjithmonë e kemi përkrahur njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran dhe ne do ta mirëprisnim në OKB dhe në të gjitha strukturat tjera evropiane. Mendoj, se njohja do të ndodhë, do të duhet të ndodhë dikur në një fazë më vonë. Çështja është për kohën se kur do të ndodhë kjo njohje. Por, ajo që është e rëndësishme për Kosovën është që të nisni një rrugë më të qëndrueshme drejt integrimit në strukturat euro-atlantike, duke përfshirë njohjen nga pesë shtetet mosnjohëse të BE-së.  Kjo është më e rëndësishmja që mund të nxirrni se çka do tjetër në proces”.

Këto dhe tema të tjera për dialogun, raportet Kosovë-SHBA, rajonin dhe Gjykatën Speciale – mund t’i ndiqni në intervistën ekskluzive, e cila transmetohet sonte në mbrëmje në Politiko Speciale nga ora 20:20./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.