Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shpeshtimi i vizitave të emisarëve, shtytje në dialog

Gazeta10
19 October 2022 - 19:43

Njohës të çështjeve politike kanë vlerësuar se me shpeshtimin e vizitave të emisarëve ndërkombëtarë në Kosovë, po jepen sinjale se procesi i dialogut me Serbinë ka hyrë në fazën finale. Ata thonë se vizita e së mërkurës e të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar shfaq interesimin e komitetit ndërkombëtar për të përmbyllur sa më shpejt këtë proces, e për të përafruar qëndrimet e dy shteteve në bazë të propozimit franko-gjerman, raporton Gazeta10.

Raporti: Viola Korça

Kamera: Valmir Gashi

Shpeshtimi i vizitave të emisarëve ndërkombëtarë në Kosovë po shihet si sinjal për përmbyllje sa më të shpejtë të procesit të dialogut me Serbinë.

Vizitën e së mërkurës së të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Kosovë, njohës të çështjeve politike po e vlerësojnë si shtytje të re në dialogun mes dy shteteve, e përpjekje për të përafruar qëndrimet e dy palëve në bazë të propozimit franko-gjerman.

Sipas profesorit universitar, Afrim Hoti këto vizita shfaqin interesimin e komitetit ndërkombëtar për të përmbyllur sa më shpejtë dialogun Kosovë-Serbi.

Pas vizitave të fundit të emisarëve ndërkombëtarë, analisti politik Gazmir Raci ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë hyrë në fazën finale të normalizimit të marrëdhënieve, dhe se së shpejti mund të arrihet edhe një marrëveshje mes dy shteteve.

Mirëpo, ish-kryenegociatoria, Edita Tahiri, ka ngritur akuza në drejtim të kryeministrit Kurti, derisa ka thënë se plani franko-gjerman për dialogun, është tregues i qartë se ka pasur bisedime të fshehta drejt arritjes së një marrëveshje finale me Serbinë.

Tahiri në në emisionin Prime Time në Kanal10 ka kritikuar qeverinë për mos transparence në këtë proces.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar gjatë të mërkurës teksa është deklaruar për medie, është shprehur më i rezervuar sa i përket procesit të dialogut.

Ndërkaq, kjo ishte vizita e dytë brenda dy  muajve e emisarit Escobar në Kosovë./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.