Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qeverisë i kërkohet heqja e tvsh-së për produktet bazike

Gazeta10
19 October 2022 - 19:53

Heqja e TVSH-së për produktet bazike vazhdon të jetë kërkesë nga opozita e njohës të ekonomisë. Sipas opozitës një gjë e tillë nuk e dëmton buxhetin, por do të ndihmonte qytetarët. Opozita ka kritikuar qasjen e qeverisë ndaj kësaj situate, duke thënë s vendosja e çmimit tavan nuk është zgjidhje. Ndërkaq, njohës të ekonomisë thonë se heqja e TVSH-së dhe ulja e akcizës do të mundësonte ulje të çmimeve për këto produkte, raporton Gazeta10.

Raporti: Saranda Alshiqi

Kamera: Valmir Gashi

Çmimet e produkteve elementare vazhdojnë të shënojnë rritje, duke varfëruar edhe më shumë shportën e qytetarit.

Heqja e TVSH-së dhe ulja e akcizës janë kërkesat që partitë opozitare dhe njohës të ekonomisë i kanë ndaj Qeverisë së Kosovës.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, kritikon ekzekutivin për qasjen ndaj krizës aktuale, duke thënë se vendosja e çmimeve tavan për produktet bazike nuk është zgjidhje.

Kurse, kryetari i LKD-së, Lumir Abdixhiku ka bërë një krahasim të çmimeve të produkteve bazike prej vitit të kaluar, duke thënë se heqja e TVSH-së nuk e dëmton  buxhetin e shtetit.

“Çfarë është blerë me 100 euro në fillim të vitit të shkuar, duhet të blihet me 150 euro sot. Këto nuk janë produkte luksi, e as të zëvendësueshme s’janë. Janë pjesë thelbësore e shpenzimeve mujore për çdo familje në vend. Heqja e TVSH-së vetëm për këto produkte elementare, s’dëmton buxhetin e vendit.”

Televizioni ka provuar të marrë edhe një qëndrim nga disa deputetë të Vetëvendosjes, por që kanë qenë të paqasshëm.

Kurse, njohës të ekonomisë e shohin si zgjidhje heqjen e TVSH-së për disa produkte. Safet Gërxhaliu i ka bërë thirrje qeverisë që kjo të merret parasysh.  

Tash e gati një vit, çmimet e produkteve bazike kanë shënuar ngritje, disa prej tyre edhe 50 për qind më shtrenjtë./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.