Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

FFK konfirmon dy miqësoret e nëntorit për Kosovën

Gazeta10
20 October 2022 - 12:37

Kombëtarja e Kosovës do t’i luajë dy ndeshje miqësore në muajin nëntor, e të cilat do t’i shërbejnë përzgjedhësit Alain Giresse për ta përgatitur ekipin për ciklin e ri kualifikues për Kampionatin Evropian 2024, që nis në muajin mars të vitit të ardhshëm.

Miqësoren e parë Dardanët do ta luajnë kundër Armenisë, më 16 nëntor, derisa më pas do të përballen me Ishujt Faroe, më 19 nëntor, kundërshtar me të cilin janë ballafaquar edhe më parë.

Të dyja këto ndeshje do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kosova, ditë më parë, ka mësuar rivalët e grupit për kualifikimet e Euro 2024, ku bën pjesë në Grupin I, së bashku me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.

Ndeshjen e parë kualifikuese Dardanët do ta luajnë si mysafirë kundër Izraelit, më 25 mars./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.