Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Valdete Shabani akuzon menaxhmetin e Trepçës për pezullim të padrejtë: U ndëshkova sepse fola publikisht për kushtet dhe transferet e paligjshme

Gazeta10
05 Dhjetor 2025 - 9:13

Punëtorja e ndërmarrjes “Trepça”, Valdete Shabani, e ftuar në prgramin e mëngjesit në Kanal10 ka bërë të ditur  se më datën 24   mori një vendim nga menaxhmenti i kompanisë, me të cilin është larguar përkohësisht nga puna.

Sipas saj, arsyet e paraqitura në vendim “nuk qëndrojnë në realitet”.

Në vendimin e menaxhmentit, siç tregon Shabani, pretendohet se ajo ka “kërcënuar, fyer dhe ka dhënë deklarata të pavërteta”. Por Shabani i kundërshton të gjitha këto pohime.

“Kam dhënë shumë deklarata në media, por gjithmonë kam folur për realitetin brenda Trepçës. Kam treguar për kushtet e punës dhe keqmenaxhimin që po ndodh. Në asnjë rast nuk kam fyer, kërcënuar apo dhënë informacione të pavërteta,” tha ajo.

Shabani pretendon se ndaj saj janë ndërmarrë katër transfere brenda një periudhe të shkurtër kohore, pa asnjë arsye profesionale apo ligjore. Ajo thotë se këtë e sheh si “hakmarrje” nga menaxhmenti pas raportimeve të saj publike.

“Kam denoncuar hapur atë që po ndodh në ndërmarrje dhe nuk jam frikësuar asnjëherë, sepse e di që nuk i kam shkaktuar asnjë dëm Trepçës. Këto masa ndaj meje janë thjesht për të më heshtur,” u shpreh ajo.

Shabani thotë se beson se institucionet e drejtësisë do të trajtojnë rastin e saj.

“Nuk do të kalojë shumë kohë dhe personat përgjegjës do të duhet të përgjigjen para organeve të drejtësisë,” shtoi ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.