Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Lëndimi i Mike Maignan më serioz sesa mendohet, pritet të mungojë gjatë

Gazeta10
20 October 2022 - 13:27

Sipas asaj që raporton “SportMediaset”, portieri i kampionëve të Italisë Mike Maignan është dëmtuar më rëndë sa mendohej dhe ndeshja e fundit për të me fanellën e Milanit në këtë vit kalendarik 2022 mund të jetë ajo ndaj Napolit, ku milanezët pësuan humbje në stadiumin “San Siro” me rezultatin 1-2.

Sipas medias italiane ajo që bën rrezik aktivizimin më herët të francezit 27-vjeçar është koha dhe kujdesi që e bën të vështirë dhe pjesëmarrjen në Botërorin e Katarit.

Gjithsesi kombëtarja e Francës mund të shpresojë në një grumbullim të tijin në Botëror, me dakordësinë e mjekëve dhe drejtuesve të Milanit.

Nëse Meaignan do të udhëtojë drejt Katarit, do të humbasë ndeshjen e parë ndaj Australisë më 22 nëntor dhe nëse gjithçka shkon në favor të tij rikuperimi nga dëmtimi, gardiani transalpin mund të jetë gati në duelin e 26 nëntorit me Danimarkën.

Aktualisht me fanellën e Milanit në Serinë A, Mike Maignan është aktivizuar gjithsej në 7 ndeshje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.