Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sheshi i Prishtinës mund të rritet, nënkryetari publikon foto, pyet qytetarët a jeni për?

Gazeta10
20 October 2022 - 17:36

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka publikuar një fotografi të projektit për zgjerimin e sheshit të Prishtinës, raporton Gazeta10.

Kështu sheshit aktual mund të ju shtohet edhe rruga nga “Hotel Grand” deri tek semaforët tek “Katedralja”.

Zogaj ka falënderuar Bankën Botërore dhe një studio të arkitekutrës për këtë projekt.

Tutje ai ka thënë se i mbetet Komunës së Prishtinës që të vazhdojë me implementimin e këtij projekti.

Ai ka pyetur qytetarët nëse janë për këtij projekti.

Këtu keni statusin e plotë:

“A jeni për?

Falenderoj Bankën Botërore dhe studion e arkitekturës SuperËien për zgjidhjet urbane që na kanë ofruar! Tani neve na mbetet të vazhdojmë me implementim të këtij projekti!

Sheshi i Prishtinës vazhdohet deri tek Katedralja”, ka shkruar Zogaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.