Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Misetiq: Kosova nuk është e vetmja që përballet me raste të arbritrazhit, përballja me këto raste nuk janë shkak i gabimeve të Qeverisë

Gazeta10
20 October 2022 - 22:59

Avokati Luka Misetiq, në emisionin PrimeTime, ka folur për përballjen e Kosovës me rasteve të arbitrazhit, ku ka thënë se Kosova nuk e vetmja që po përballet me raste të tilla, raporton Gazeta10.

Luka ka shtuar se Kosova si një shtet i ri ende është duke fituar eksperiencë në atë sesi e përfaqëson veten dhe se nuk beson se arsyeja kryesore e këtyre rasteve janë gabime nga Qeveria.

“Kosova nuk është e vetmja që përballet me raste të arbritrazhit, ndodhin gjithmonë. Mendoj se Kosova si një shtet relativisht i ri, sigurisht është ende duke fituar eksperiencë në atë sesi të përfaqëson veten e saj… Nuk mendoj se arsyeja kryesore e këtyre rasteve të arbitrazhit janë gabime nga qeveria e Kosovës, asnjë nga Qeveritë nuk është perfekte se si i realizojnë punët, por, njëra nga arsyet është se Kosova ka ligj “bujar” për mbrojtjen e investitorëve, dhe mendojnë se ligji për investitorë është shumë i lirshëm, ku lejon ngritjen e padive nga individë të ndryshëm, përfshirë ata që jetojnë në Kosovë por kanë shtetësi në një shtet tjetër, sipas këtij ligji, janë të lejuar të ngrisin padi arbritrazhi ndaj Kosovës.”, tha ndër të tjera avokati./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.