Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Durmishi e lë fajtor kompaninë ndërtuese për prishjen e rrugës Prishtinë-Mitrovicë

Gazeta10
21 October 2022 - 9:18

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, zv.ministri i infrastrukturës Hysen Durmishi ka thënë se prishja e rrugës në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë është si shkak i jo profesionalitetit të operatorit ekonomik.

Megjithatë kjo sipas tij “në aspektin e sigurisë nuk ka asnjë problem”, raporton Gazeta10.

“Nuk ka qarje të rrugës, por ka plasaritje të asfaltit. Aty janë dy mundësi, njëra është duke u diskutuar me ujësjellësin edhe Iber Lepenecin sepse aty kalon një gyp i ujësjellësit që e furnizon fabriken e ujit “Shkabaj” dhe po dyshohet se ka tajitje të ujit dikun. Sipas informatave që kam unë edhe më heret janë bërë hulumtime, por ka dalur se nuk ka tajitje të ujit, por në bazë  të mendimit tim kjo ka ndodhur për shkak se nuk është punuar mirë. Kështuqë operatori ekonomik e ka obligim me rregullu. Në aspektin e sigurisë nuk ka asnjë problem, s’mundet të rreshqasë.”, ka thënë ai.

Kjo pjesë e magjistralesë Prishtinë-Mitrovicë ishte shembur tërësisht me 31 dhjetor në vitin 2020, por përsëri pas rregullimit qytetarët janë ankuar për plasaritje të rrugës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.